1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fatime Kosumi – Andrra lanson albumin e ri “Maleve”

ANDRRA (Fatime Kosumi) është një muzikante dhe artiste me origjinë kosovare, puna e së cilës sillet rreth ndikimit të trashëgimisë dhe traditës në shoqërinë moderne. E lindur në Rosenheim të Gjermanisë, ANDRRA u kthye në vendin e familjes së saj në vitin 2001, menjëherë pas ngjarjeve të luftës në Kosovë. Aktualisht ajo banon dhe vepron në Berlin.

EP-ja e saj debutuese, Palinë e 2017-ës, trajton çështjet e martesave të aranzhuara dhe shtypjes së femrave në Kosovë – duke u mbështetur në tekstet popullore dhe historitë personale të grave të familjes së saj.

Albumi i saj i ri Maleve (2022) vazhdon të jetë një ballafaqim me sfidat dhe kufizimet e shkaktuara nga të jetuarit në një shoqëri patriarkale. Duke shtuar tema si emigracioni, me këtë album të ri Andrra ofron një pasqyrë më të plotë të traumës që përshkonte brezat e kaluara të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave kosovare.

Për burrat dhe djemtë nën presion për të emigruar e për ti lënë pas të dashurit e tyre “Mos shko n’Gjermani oh djalo … k’ta gjasht muj të veres” (“Lule”) ose për të mbajtur familjen “Shko puno e pare sjellna ktu” (“Ridja”), malet janë shpesh rruga e vetme për të dalë nga vendi. Megjithatë, ndërsa pjesa më e madhe e Maleve është e rëndë dhe e errët, ajo në këtë album pasqyron gjithashtu pafajësinë dhe emocionet (“Kah Trokani”) dhe ndezjet e gëzimit kur familjet e ndara nga emigracioni bashkohen sërish (“Shën Gjergji”).

Udhëtimi për të përfunduar albumin Maleve ishte i gjatë, i ndërlikuar nga humbje personale dhe situata globale. Megjithatë, kujdesi me të cilin Andrra e krijoi këtë album emocionues dhe poetik mund të ishte arritur vetëm përmes një periudhe të tillë reflektimi. Kosumi merr kontrollin e produksionit për herë të parë në Maleve, duke i dhënë aranzhmaneve të saj të reja frymën familjare të rëndë dhe pulsuese të dëgjuar për herë të parë në “Kalle Llamen”, “Palinë” dhe “Moj Nano”, por me hapësirë të shtuar.

Për këtë album Andrra bashkoj muzicient të jashzakonshëm, si kompozitorin dhe bateristin amerikan Larry Mullins aka Toby Dammit, i cili është i njohur për punën e tij me Iggy Pop ose Nick Cave, inxhinieri i zërit dhe violinisti, fitues i çmimit Grammy, Simon Goff, kantautorja Tara Nome Doyle dhe multi-instrumentalisti PC Nackt. Pjesa më e madhe e karakterit të muzikës tradicionale shqiptare në thelbin e Maleve ruhet në harmonitë vokale dhe ritmet folklorike plotësojnë bukurinë eterike të teksturave zanore që thurin në album.

Bashkë me albumin Maleve se shpejti do të publikohet edhe një performancë live në kishen St.Elisabeth në Berlin me muzikantë të tjerë të jashtëzakonshëm si Petrit Çeku, Lih Qun Wong, Federico Albanese, Visar Kuçi, Monika Humienna dhe Earl Harvin (bateristi i njohur nga grupi Tinderticks).

Me dëgjimin e parë, mund të duket se Maleve është krijuar për hir të atyre burrave dhe grave që janë subjekt i këngëve. Në vend të kësaj, Maleve pajtohet me historitë e tyre, duke i formësuar ato në diçka të bukur dhe katartike, duke çliruar frymëzim për të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img