1.7 C
Pristina
Monday, February 3, 2025

Buy now

spot_img

Fati i mbi 15 mijë votave të diasporës në rrezik, kërkohet reagim i menjëhershëm nga KQZ-ja

Sekretari organizativ i AAK-së për diasporë, Sokol Mehmetaj, është shprehur i shqetësuar në lidhje me organizimin e transportit të votave nga Cyrihu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ku Mehmetaj ka ndarë edhe disa fotografi, ai tregon se në mëngjesine  sotëm, i kanë marrë fletëvotimet nga posta, i numëruan dhe më pas i kanë dërguar në konsullatë në Cyrih.

Mirëpo, siç thotë ai, më pas është informuar se 15 mijë e 483 vota do të transportohen me një autobus, me targa diplomatike shqiptare “CD-55 27 A”, të shoqëruara nga një shofer dhe ndihmësi i tij në një udhëtim disaditor nëpër Shtutgar, Vjenë, Zagreb, Lubjanë e më pas Prishtinë.

“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time më të thellë për organizimin e papranueshëm të transportit të votave nga Cyrihi. Si sekretar organizativ i AAK-së për diasporë, jam thellësisht i shqetësuar për mënyrën e kryerjes së këtij operacioni dhe rreziqet serioze që paraqet për integritetin e rezultateve. Në mëngjesin e sotëm më datën 03.02.2025, ne i morëm fletëvotimet nga posta i numëruam dhe më pas i çuam në konsullatë në Cyrih. Gjatë këtij akti ishin të pranishëm të gjithë komisionerët e secilës parti për të garantuar transparencën e procesit. Mirëpo, u informuam se 15483 vota do të transportohen me një autobus, më targa diplomatike shqiptare,CD-55 27A, të shoqëruar nga një shofer dhe ndihmësi i tij, në një udhëtim disaditor nëpër Shtutgart,Vienë,Zagreb,Lubjanë dhe Prishtinë. Kjo përbën një problem të madh jo vetëm për sigurinë fizike të votave, por edhe për transparencën e procesit zgjedhor”, ka shkruar Mehmetaj.

Më tej, sekretari organizativ i AAK-së, thotë se kjo është e papranueshme për faktin që këto vota po transportohen në mënyrë të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh.

Ai shprehet i shqetësuar në lidhje me fatin e votave – se ato mund të manipulohen ose të ndryshohen gjatë udhëtimit.

No photo description available.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img