Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballet më 25 mars me Bullgarinë, gjersa ka marrë një lajm tejet të mirë.
Kombëtarja bullgare do të jetë me një mungesë të madhe në përballjen me Përfaqësuesen tonë, shkruan prishtinapress.eu
Bullgaria nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit të tyre më të mirë, Kiril Despodov.
Sulmuesi bullgar nuk ka arritur të rikuperohet me kohë, andaj do të mungojë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.