0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Faruk Mujka i VV-së kritikon asfaltimin e rrugës “Lah Nimani”: Ky asfalt nuk e mbijeton as kripën e parë të dimrit

Dje është bërë asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën “Lah Nimani”, e cila gjendet në qendër të Mitrovicës.

Kritika për cilësinë e asfaltimit të kësaj rruge ka pasur nga ana e opozitës, pikërisht nga Vetëvendosja (VV).

Është asamblisti, Faruk Mujka që vjen nga kjo parti i cili nuk shprehet optimist që cilësia është e mirë.

Mujka është shprehur se mendon që ky asfaltim “nuk i mbijeton as kripën e parë të dimrit në vijim”.

“Personalisht mendoj se ky asfalt nuk e mbijeton as kripën e parë të dimrit në vijim”, ka thënë Mujka.

Sipas tij, ky asfaltim nuk është “sipas standardeve evropiane”.

“Nëse mendoni se kjo “mrekulli “ siç po cilësohet nga disa individ është sipas standardeve europiane atëherë nuk di se çka kërkojmë ne në Europë”, ka thënë tutje asamblisti i VV-së, Faruk Mujka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img