-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj dërgohen në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt.

Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion.

Dyshja do të hetohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.

Gjatë bastisjes së pronave të tyre, të njëjtëve iu janë gjetur 60 mijë euro, të cilat janë konfiskuar.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 14 korrik, 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotshme ka ndaluar dy persona me inicialet F.M. dhe H.M.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Me këto veprime të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img