Bayern Munchen ka mundur Arsenalin me rezultat total 10-2 në Champions League.
Por për ta turpëruar edhe më tepër klubin nga Londra, Bayern e ka ngacmuar me një postim në twitter.
“What time is it? Its TEN TO” ka qenë postimi i klubit gjerman duke iu referuar rezultatit të dy ndeshjeve. Ora e postimit ishte 10:50 dhe postimi në shqip do të thotë “Sa është ora? Është 10 minuta në.”
Klubet gjermane njihen për humorin e tyre në rrjete sociale dhe këtë herë Arsenali ka qenë viktimë e tyre brenda dhe jashtë fushe.