Kiara Tito është kthyer këto ditë në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.
Kjo pasi në disa faqe të Instagramit është duke qarkulluar një fotografi, ku shihen pamje të një bisede në Instagram Direct, kinse Kiara ka biseduar administratoren e Instagramit të Luizit.
Në biseda flitet për dallavere me produksionin e BBVA, por që faqja zyrtare e Kiarës në Instagram e ka demantuar këtë.
“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë false. Nuk ka pasur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë”, thuhet në njoftim.
Duke qenë se moderatorja Tito ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP ALbania, faqen e saj të Instagramit e administrojnë persona të besuar të saj.
Kiara përndryshe ka pasur një debat të zjarrtë mbrëmjen e së martës me atë që dikur e konsideronte shoqe – Efin.
Ajo pati një rënie drastike të numrit të ndjekësve në Instagram vetëm brenda një nate, si rrjedhojë e shumë fansave që nuk janë pajtuar me veprimet e saj.
/PrishtinaPress/