Luiz Ejlli nuk po gjen qetësi me Instagramin e tij.
Sa ishte brenda por edhe pas daljes llogaria e tij është mbyllur disa herë.
Së fundmi iu hoq edhe shigjeta blu e verifikimit, dy javë pasi iu vendos.
Por jo vetëm kaq. Nën sulm të vazhdueshëm janë edhe disa faqe që mbështesin këngëtarin.
Më e madhja prej tyre është mbyllur dhe kjo ka revoltuar Luizin.
Ai ka bërë edhe një krahasim me periudhën e “BBV”, kur asokohe s’kishin ç’i bënin Luizit dhe sulmonin Kiarën. Kësaj here, s’kanë ç’i bëjnë atij dhe sulmojnë fanpage-t.
“Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big.”- ka shkruar Luizi.