Prej ditësh Luiz Ejlli ndodhet në një tur koncertesh e mbrëmjesh muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje ai po performon para një publiku të madh në numër dhe të mosha të ndryshme.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shohim se të pranishëm kishte edhe fëmijë dhe të moshuar, që shijonin nga afër performancat e tij.
Veç parave të hedhura në skenë, dikush u kujdes t’i bëjë një dhuratë shumë luksoze artistit.
Në një prej koncerteve, një fans i pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar Luizit, i cili në fillim insiston që t’ia kthejë dhe mos e mbajë.
E megjithatë fansi duket i sigurtë dhe nuk e kthen mbrapsht por ia dhuron artistit tij të preferuar.