2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Fansi i United, McGregor -interesohet për ta blerë Liverpoolin

Fansat mendojnë që ai është tifozë e Manchester United madje më parë ishte thënë që ai kishte ide për t’i blerë ata 

Conor McGregor ka shprehur interesim për a blerë Liverpoolin pasi që këtë javë rrodhi informacioni se pronaret e klubit anglez, Fenway Sports Group (FSG), dëshirojnë ta shesin atë. 

“Do të dëshiroja ta bëja këtë!”, ka shkruar luftëtari i sporteve të arteve marciale (UFC) në llogarinë e tij në Twitter, me shkronja të mëdha. 

Natyrisht, një shumicë fansash kanë reaguar shpejt për shkak të faktit se marsin e kaluar ai kishte thënë se ishte i interesuar të bëjë një ofertë për ta blerë Manchester United. 

Ai po ashtu ishte i interesuar ta blejë Chelsean dhe ekipin nga Glasgow, Celtic, një klub skocez ky me rrenjë skoceze. 

McGregor ka thënë në cicërimën e tij që “me të dëgjuar: lajmin për shitjen e Liverpool ai ka kërkuar “informacione për këtë”. “Çfarë kthese e ngjarjeve! Çfarë klubi!”, ka thënë super ylli i arteve marciale. 

McGregor ka treguar që si fëmijë e ka përkrahur United, edhe pse simpatia e tij më vonë ka shkuar kah Liverpool, pas finales së Ligës së Kampionëve në mes të Reds dhe Real Madrid ku këta të fundit fituan më 2022. 

Megjithatë, ai është bombarduar me komente kritike që i kanë rikujtuar atij që ai është vet-deklaruar tifozë i United dhe se ai nuk mund ta blejë Liverpoolin. 

“Mos keni asnjë dyshim për atë se unë jam duke menduar që ta blejë një klub futbolli në të ardhmen”, ka thënë irlandezi. 

Media britanike “The Athletic” botoi të hënën që FSG kanë shprehur interesim për të sjellë partner të ri në krye të Liverpool, klub të cilin ata e menaxhojnë nga viti 2010. 

Në përgjigje të këtij informacioni, FSG, të cilët menaxhojnë edhe skuadrën e MLB-së, Boston Red Sox dhe disa media, kanë theksuar që “në disa raste”, ata kanë dhënë tashmë indikacione që “nën termat dhe kushtet e duhura, ata do të konsideronin për të pasur partner të ri nëse kjo do të ishte në interesin më të mirë të një klubi si Liverpool”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img