Site icon PrishtinaPress

Familjari i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit në Klinë: E vrau vëllai i tij aksidentalisht

Mbrëmë u raportua për një vrasje dhe dy të plagosur në Volljakë të Klinës. T7, sot ka qëndruar në këtë komunë, për të sjell më shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar.

Për televizionin, i afërmi i të dyshuarve për vrasje, ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se 23-vjeçarin me inicialet F.H, e ka vrarë aksidentalisht vëllai i tij.

Kështu ka thënë, Miftar Hasangashi.

“Babai i tij po thotë që na nuk kemi faj, atij djalit që është i vramë, i ka ra me kaci një djalë më i vogël, e tash ai kur e ka humbë vetëdijen, e ka nxjerr alltinë me i vra ata dhe e ka vra vëllain e vet”, ka thënë Hasangashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klina.

Policia e Kosovës, ka lëshuar sot një njoftim, për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Klinë, ku thuhet se me datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: A.G. lindur me 1980, N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version