3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Familjari i policit të vrarë me porosi për Kurtin: Merru me bisedime, mos përdor uniformat në veri

Arton Bunjaku, djali i axhës se policit të vrarë Afim Bunjaku, ka treguar se rreth orës 5 të mëngjesit është njoftuar për vrasjen e familjarit nga Policia e Kosovës. Ai tha se ky është një rast i rëndë dhe i kobshëm.

Ai pati edhe një porosi për kryeministrin Albin Kurti, nga i cili kërkoi që të merret me bisedime dhe të mos përdor uniformat në veri.

Para mediave, ai tregoi se si kanë kuptuar për vrasjen e policët nga grupet kriminale serbe.

“Lajmin e kemi marrë rreth 5 të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Kemi qenë gjithë të shokuar, e dimë gjendjen në veriun e Kosovës. Lutemi që këto raste të mos ndodhin prapë sepse jetët e policëve tanë çdo ditë po shuhen. E falënderojmë Policinë e Kosovës të cilët kanë qenë korrekt gjatë informacionit dhe na kanë asistuar gjatë gjithë kohës, nga momenti qe më kanë njoftuar rreth orës 5 të mëngjesit. I shprehi ngushëllime familjarëve, gjithë Kosovës sepse çdo ditë në mesin tonë po shuhen më të mirët dhe më të dashurit tanë”, ka thënë ai.

I ndjeri ka qenë baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

“Me thënë të drejtën e kemi pasur të vështirë edhe ne t’i njoftojmë (familjarët e ngushtë). Por me ndihmën e policisë dhe të emergjencës, kemi arritur qe ngadalë t’i njoftojmë dhe t’i qetësojmë. Është shumë lajm i rëndë, i kobshëm dhe çka me thënë më shumë… Me thënë të drejtën prej që kanë filluar trazirat, vazhdimisht (Afrim Bunjaku) ka qenë në pjesën veriore, ka shërbyer me net të tëra ka ndenjur nëpër malet në pjesën veriore. Ne e dimë që është nder dhe krenari t’i shërbesh vendit, por jo në këtë mënyrë që nuk kemi mbrojtje prej askujt dhe nuk kemi përkrahje prej ndërkombëtarëve. Familjet tona po pësojnë dhe populli ynë po pëson”, ka shtuar ai.

Familjari i policit të vrarë pati një porosi edhe për kryeministrin Albin Kurti, nga i cili kërkoi që të mos përdor uniformat në veri.

“Unë e kam një thirrje për kryeministrin e Kosovës që le të merret me bisedime e mos te na i përdor uniformat tona në veri dhe të mos humbim edhe jetë të tjera”, përfundoi ai.

Ai tha se janë duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit, por ende nuk është caktuar nga familjaret.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img