Familjarë të Kadri Veselit kanë shkuar në Hagë për ta vizituar atë.
Fotografinë e ka postuar Qendrim Veseli, familjar i ish-kryeparlametarit të Kosovës.
Pos fotografive, nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.
Kadri Veseli bashkë me ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Ata po akuzohen për ”krime lufte“ gjatë luftës së fundit në Kosovë.