1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Familjarët e Ukshin Hotit kërkojnë kushtëzimin e Serbisë me zbardhjen e të pagjeturve

Në 21-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hoti, familjarë dhe miq të veprimtarit për çështjen kombëtare kanë porositur Qeverinë e Kosovës që ta kushtëzojnë Serbinë deri në zgjidhjen e fatit të pagjeturve.

Nipi i Ukshin Hotit, Etrit Hoti ka thënë për KP se delegacioni i Kosovës që do të shkojë në bisedime në Bruksel dhe Uashington duhet ta kushtëzojë Serbinë deri në zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit.

“Pala kosovare domosdo duhet ta kushtëzojë Serbinë. Sidomos me këto faktet e reja, informatat e reja të krimeve të Serbisë, që i ka dhanë dëshmitari X për vrasjen e Ukshin Hotit. Delegacioni i palës kosovare domosdo duhet ta kushtëzojë edhe me pjesëmarrje në dialog ose zbardhje të fatit të pagjeturve ose s’ka dialog”, ka thënë Hoti.

E përfaqësuesi i familjarëve të te zhdukurve, Selami Hoti ka thënë se është i shokuar nga faktet e prezantuara në medie, mirëpo ai shprehet se nuk besojnë në ato fakte të publikuara.

“Në fakt, ai ka qenë lajm shokues, sepse ajo nuk ishte e bazuar në faktet të cilat do të duheshin të verifikoheshin paraprakisht, qoftë nga gjykata e Kosovës, qoftë nga njerëz të tjerë kompetentë, kështu që vetëm si lajm, nuk besojmë se është i vërtetë dhe nuk duam të besojmë derisa faktet e kundërta do ta demantojnë një gjë të tillë. Pasi që gjerë më tani është thënë se profesori është gjallë, mbahet nëpër burgje private, etj. Kjo është për shkaqe të pazareve politike, dhe kjo na bënë që të jemi të hutuar dhe të mos besojmë në atë se çfarë është publikuar në medie”, ka thënë Hoti.

Selami Hoti porositë Qeverinë që çfarëdo marrëveshje që bëhet me Serbinë, pa marrëveshje me familjarët e të zhdukurve, ajo marrëveshje do të jetë e mangët.

“Ne si familjarë i vlerësojmë lart të gjitha përpjekjet që janë bërë edhe nga faktori vendor dhe ndërkombëtar në të gjitha çështjet për ta pasur një liri të plote, për ta pasur edhe një qetësi përfundimtare karshi armikut tonë, mirëpo çfarëdo lloj marrëveshje që do të bëhet pa pasur miratimin e familjeve. Pa pasur zgjedhjen e këtij problemi, do të jetë e gjymtë, do të jetë e mangët dhe nuk do ta ketë asnjëherë aminin tonë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, televizioni publik në bazë të dokumenteve të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye e më pas ai ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img