Site icon PrishtinaPress

Familjarët e të ndjerit Visar Begaj hapin dyert për të pame

Në aeroplanin i cili u rrëzua mbrëmë në Shkup, ka humbur jetën Visar Begaj nga Malisheva.
Familjarët e Visar Begajt ende nuk kanë marrë informacion se kur do të tërhiqet kufoma nga vendi ku ka ndodhur fatkeqësia dhe as kur do të bëhet ekspertiza e tyre.
Ekipi i gazetës “Zëri”, është duke qëndruar në Malishevë dhe lidhje me këtë kanë marrë një prononcim nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.
Begaj që njëherësh është edhe i familjar i të ndjerit, deri sa po priste të familja e të ndjerit, ka thënë se ka kontaktuar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysajn, për të informuar lidhur me fatkeqësinë që ka ndodhur.
Sipas tij ende nuk është bërë e ditur tërheqja e kufomave.
Në këtë fatkeqësi kanë ndërruar jetë gjashtë persona, në mesin e tyre është edhe piloti Visar Begaj.
Ai ka jetuar së bashku me familje në Itali.
Gazeta “Zëri”, jo zyrtarisht merr vesh se është paraqitur edhe një problem rreth transmetimit të kufomave, pasi shteti italian ka kërkuar viktimat të dërgohen në Itali ndërkohë familjarët kërkojnë që viktimat të sillet në Kosovë edhe pse i ndjeri ka shtetësi italiane.
Ndërkohë, familjarët kanë biseduar më vëllain e të ndjerit ku mediat maqedonase e kishin shpallur të vdekur.

Exit mobile version