-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Familjarët e dëshmorëve e martirëve të fshatit Marec e kritikojnë Qeverinë për mosrregullimin e Kompleksit

Familjarët e dëshmorëve e martirëve të fshatit Marec e kritikojnë Qeverinë për mosrregullimin e Kompleksit

Familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Marec, kanë përkujtuar familjarët e tyre në 24-vjetorin e rënies.

Ata për Ekonomia Online kanë rrëfyer momentet e vrasjes se familjarëve të tyre, ata poashtu patën ankesa për Qeverinë e cila, sipas tyre që sa vite nuk i ka rregulluar Kompleksin ku pushojnë martirët dhe dëshmorët e këtij fshati.

Sadik Vitia, i cili në prill të vitit 1999 i kanë djegur tre anëtar të familjes, tha se janë duke pritur që 24 vjet që krimet e serbeve të denoncohen.

Ai tha se babai i tij, nëna dhe tezja janë varë e janë djegur brenda shtëpisë.

“Babën e kam të martirë, të vrarë babën, nënën edhe tezen. Këta janë të masakruar e të djegur. Po presim që shteti për këto masakra që janë bërë t’i denoncoj”.

“Ne kemi qenë këtu prezent tëre kohën, jam edhe veteran i luftës. Prindërit që mu kanë djegur, kanë qenë këtu se bashku me tezen në një shtëpi. Nuk kanë dashur që të largohen nga shtëpia. Baba ka thënë se nuk dëshirojë që ta lëshojë pragunë e shtëpisë. Kur kanë ardhur forcat serbe e kanë parë se aty është duke tymuar ogjaku i shtëpisë. Ata kanë me du që ka ushtarë të UCK aty, ata e kanë sulmuar edhe kanë gjuajtur e kanë vrarë e kanë djegur. Ne kur kemi shkuar, pas dy tri dite e kemi parë, e kemi gjetur një pjesë të trupit të djegur, gjithcka shkrum e hi”, tha ai.

Edhe Islam Haxholli, i cili ka vëllain dëshmor, u ankua që shteti që sa vite nuk është duke ndërmarr hapa për rregullimin e kompleksit të dëshmorëve.

“Vëllau ka rënë dëshmorë jo larg nga këtu, vetë i katërti ka rënë. Granat ju ka rënë edhe kanë vdekur të katërti për një kohë shumë të shkurtër”.

“Marre prej këtyre gjithë qeverisë së Kosovës, nuk e di çka mendojnë. Vetëm vijnë çdo vite e bëjnë hajgare me ta. Që tre tendera i kanë hapur vetëm vendosin beton aty edhe bëjnë hajgare me ta. Jemi të zhgënjyer nga veni jonë. Gjaku që kanë derdhur këta është turp për ne të sillesh kështu. Po të na thonin në fillim nuk mund të ju ndihmojë, ne me para tona kishim bërë diçka”, tha ai.

Xhemile Bytyqi, vajza e martirit Fejzullah Gjeladini, tha se edhe pas 24 vjetësh malli dhe dhimbja janë të njëjta për babain e saj.

“E përkujtojmë këtë ditë me dhimbje të madhe. Janë bërë 24 vite janë bërë pa të, me duke që babi im që një javë ka vdekur, e kam dhimbjen ashtu. Ishallah behët mirë për rinin, kriminelët të vendosen para gjyqit. Kanë qenë me një shpi të dajës, kanë deshtë ta marrin, por ky ka thënë se është i vjetër dhe nuk i bëjnë asgjë. Ka qenë i paralizuar 5 vite dhe ka mbet aty dhe e kanë mbyt”, tha ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img