Familjarët e Maria Clara Urdangaray, e cila vdiq në gusht të këtij viti në Kosovë, raportuan se riatdhesimi i trupit të resë nga Argjentina ka përfunduar dhe se asaj dje iu dha lamtumira e fundit.
“Koha që ka kaluar është bërë një përjetësi pa mundur të bashkohemi me vajzën tonë të dashur, sepse kohët e drejtësisë do të ishin normale”, tha Facundo Urdangaray, babai i viktimës, në një deklaratë.
27-vjeçarja vdiq në fillim të muajit gusht në Fushë Kosovë pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Dyshimet janë se në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka gjuajtur nga kati i gjashtë argjentinasen. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.
VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.
Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës është i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.
“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicid, jam i bindur,” ka deklaruar Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.
Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim. Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.