Pas vdekjes së 7 vjeçares gjatë realizimit të Rezonancës, ka reagur ashpër familjari i saj, Fidaim Haxhiu.
Ai një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinance, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij të re.
”Do te mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesin dhe mosnjohuritë tua o doktorr i mjer. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njom, sytë e saj te shkruar asnjeherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë dhe i pa redaktuar:
“Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, në të gjithë prisnim që me datë 11.08.2020 të ta festojmë ditëlindjen tende, e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe at nga dora e mjekut (…). Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkthelt fëmijët e tij, Tuanës sonë ja ndali frymarrjen në gjysmë, ajo priste te shkonte në shkollë ai sot nuk e lejoi këtë.
Do te mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesin dhe mosnjohuritë tua o doktorr i mjer. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njom, sytë e saj te shkruar asnjeherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare.
Zemra jonë e mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë ashtu do te duam ma rreshtu. Pullumbesha jon fli e qetë në parajsën e qetë, Allau i don engjujt ti kete afër vetes”.