1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Familja nga Ferizaj distancohet nga dy djemtë që dyshohet se vranë për borxh Shkodran Bytyqin

Familja Lalinovci nga Ferizaj, përmes një letre publike ka bërë të ditur se janë distancuar nga dy pjesëtarët e familjes së tyre, Trimor dhe Dashmir Lalinovci, të dyshuar për vrasjen e Shkodran Bytyqit, 33-vjeçar.

Në letër thuhet se ndjejnë për obligim moral e njerëzor që si farefis Lalinovci të distancohen nga vepra e kryer.

“Në emër të familjes Lalinovci i shprehim ngushëllime familjes Bytyqi, dhe njëkohësisht e ndajmë dhe e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta. Lajmi për kryerjen e kësaj vepre të shëmtuar na ka tronditur të gjithëve, e në veçanti neve si familje. Me këtë rast e ndjejmë për obligim moral e njerëzor që ne si farefis Lalinovci, të distancohemi nga vepra e kryer e familjarit tonë, Trimor Lalinovci, dhe si rrjedhim i gjithë kësaj që ka ndodhur ne jemi të distancuar nga dy pjesëtarët e farefisit tonë, Trimor dhe Bashmir Lalinovci, një herë e përgjithmonë nga ky veprim, sepse një veprim i tillë nuk përkon me edukatën dhe kulturën e farefisit tonë”, shkruan në letrën e familjes Lalinovci drejtuar Klan Kosovës.

Ndryshe, Shkodran Bytyqi, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vrarë dhe i djegur të enjten rreth orës 19:00, në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapol.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt, deri të vrasja ka ardhur shkaku i një borxhi në shumë prej 40 mijë eurosh, që i dyshuari për vrasje ia kishte viktimës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img