9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Familja në aheng: Hajnat futen në shtëpinë e familjes Kuqi, vjedhin ari të 10 mijë eurove dhe para cash

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe dhe shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe familja Kuqi në Ferizaj, ku hajnat kanë bërë kërdi në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari ka denoncuar në Polici se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij stoli të arit në vlerë të rreth 10 mijë eurove, si dhe para të gatshme, rreth 5 mijë euro para të gatshme.

Vjedhja dyshohet se u krye gjatë kohës kur familja ishte në një aheng dhe shtëpia ka mbetur pa përkujdesje.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rasteve, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë kryer vjedhjen.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img