Një aksident me fatalitet me dy prill në fshatin Drobresh të Komunës së Vitisë i mori jetën të riut N.Misini.
I ndjeri po voziste motoçikletën kur u godit afër vendkalimit të këmbësorëve nga një veture. Për pasojë, 19-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë kësaj goditje.
Por, familja Misini në xhaminë e fshatit Dobresh ia ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Bajrami, duke ia falur gjakun e djalit të tyre.
“Sonte në xhaminë e fshatit Drobesh, familja Misini i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Bajrami nga Smira e Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre. Një anëtar i kësaj të fundit, në natën e 2 prillit të këtij viti, duke lëvizur në relacionin Smirë-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh afër vendkalimit të këmbësorëve godet motoçikletën që po e drejtonte 19-vjeçari, goditje kjo që për të riun ishe fatale”, thuhet në njoftim./Indeksonline/