0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Familja e Sami Lushtakut e shokuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit gjatë ditës publikoi vendimin për rastin ‘’Drenica I’’, ku Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku lirohet nga akuza për vrasje për të cilën Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishe dënuar atë me 12 vjet burg.
Por Gjykata e Apelit i ka konfirmuar Lushtakut vetëm dënimin prej 7 vjetësh burg për përgjegjësi komanduese, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq pas këtij vendimi, ka reaguar familja e Sami Lushtakut.
Ukshin Lushtaku, vëllai i Sami Lushtakut, ka thënë për Klan Kosova se kishin shpresë që Gjykata e Apelit do jap vendim tjetër për rastin në fjalë:
‘’Kemi pritur që Gjykata do ta lirojë Samiun dhe jo vetëm. Komandantët tanë po dënohen pa asnjë dëshmi’’ është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Lushtaku madje përshkruajti dhe gjendjen në familje pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për vëllain e tij i cili njëherit është dhe Kryetar i Komunës së Skënderajt:
‘’Jemi të shokuar, ky lajm për ne ka shkaktuar paralizë tek e gjithë familja. Si për gratë e shtëpisë tonë ashtu dhe për fëmijët’’ ka thënë Ukshin Lushtaku, vëllau i Samiut.
Vëllai i Sami Lushtakut, Ukshin Lushtaku, nuk ka hezituar të fajësoj dhe shtetin dhe gjykatën për dënimet që po u bëhen komandantëe të luftës së fundit në Kosovë.
‘’Nuk kemi gjyq, nuk kemi kryetar, nuk e di cfarë shteti është ky. Unë nuk e di pse do të dalim ne në zgjedhje tashmë. Sami Lushtaku ka pas 90% të votave vetëm sa ka qenë në burg, kë ta zgjedhim kryetar tash’’, ka përfunduar Ukshin Lushtaku, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img