6.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Familja e heroit i reagon ashpër Kurtit: S’je kryeministër i idealeve të Fadil Vatës

Avokati Labinot Vata, familjar i heroit Fadil Vata, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili në një tubim të VV-së të mbajtur në Suharekë, kishte deklaruar se gjendet në qytetin e heroit.

Vata tha se Kurti mund të jetë në Therandën e Fadil Vatës por ai sipas tij, nuk është kryeministër i idealeve të Fadil Vatës e as bashkëveprimtarëve të tij.

“Theranda çdo ditë përkujton Fadil Vatën dhe veprat e tij, përkujtim të cilën nuk i’u bashkangjite asnjëherë, e tani në kohë fushate po e përdorë emrin e Fadil Vatës, për të marrë besim të qytetarëve, e i cili besim është keqpërdoruar nga ju gjatë katër vitëve të fundit, duke e izoluar Kosovën dhe duke e ndaluar atë në rrugën e saj drejtë zhvillimit dhe forcimit”, shkroi avokati Labint Vata transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, qytetarët e Therandës janë koordinuar për ta ndaluar koordinimin e Kurtit “me miqtë e tij me mandat të rezervuar”.

Po ashtu, sot gjatë ditës shefit të ekzekutivit i reaguan edhe familjarë të Ramë Bllacës e Destan Bajraktarit, të cilët shprehën po ashtu kritika ndaj kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img