3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Familja Dehari dhe VV tash kursyen ish-Ministrin e Brendshëm të LDK’së – dikur ia kërkonin dorëheqjen

Askush nga Familja Deharit dhe as Lëvizja Vetëvendosje s’e ka përmendur emrin e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, për vdekjen e Astriti.

Secili zyrtar i Vetëvendosjes dhe i Familjes Dehari, në çdo paraqitje publike, kur kishte vdekur Astrit në burg, kishin kërkuar përgjegjësi edhe prej Ministrit të Brendshëm të asaj kohe që ishte Skender Hyseni.

Avni Dehari në emër të familjes kërkonte dorëheqjen e Ministrit të LDK’së si kusht për hetime të pavarura për t’u zbardhur ky rast.

Të njëjtën kërkesë e artikulonin edhe udhëheqësit e Vetëvendosjes. Xhelal Sveçla thoshte se s’ka zbardhje të rastit pa u larguar Skender Hyseni e Dhurata Hoxha.

“Hoxha e Hyseni janë përgjegjës kryesorë, që tashmë s’kanë legjitimitet as të flasin për këtë rast”, deklaronte Sfeçla në nëntor të vitit 2016.

Tash, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Familjes së Astrit Deharit po vazhdojnë të kërkojnë vetëm përgjegjësi nga Dhurata Hoxha.

Nuk dihet nëse zyrtarët e VV’së dhe të Familjes Dehari po e kursejnë zyrtarin e LDK’së për shkak të bisedimeve që po zhvillohen për ndërtimin e Qeverisë së re ndërmjet këtyre dy partive.

Skender Hyseni ishte Ministër i Punëve të Brendshme, në nëntor të vitit 2016, kishte kërkuar hetim profesional. Ndërsa, Dhurata Hoxha ishte pajtuar me konstatimin se Dehari bëri vetëvrasje në burg.

Rasti i Astrit Deharit u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në prova është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje.

Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.

“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë E180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasje e z. Dehari Astrit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në konkluzionin e Ekspertizës së ardhur nga Zvicra.

Avokati dhe Familja e Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është vrarë.

Sidoqoftë, avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se lënda për t’u sqaruar duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale dhe të nisin hetimet edhe brenda sistemit të drejtësisë.

Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur 78 ditë pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i aktivistëve të VV’së është kthyer në rigjykim por ende s’është caktuar data .

“Lënda duhet te kalojë ne Prokurorinë Special dhe te arrestohen te gjithë ata qe e kane fsheh qe tre vite hetuesit e te tjerët te vërteten”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img