-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Familja Alidemaj në kryeqytet tash e 10 vjet jeton në kontejner, shpresë për ta mbeten bamirësit e jo institucionet

Në kushte të vështira për jetesë e pa një vend ku mund të kryejnë nevojat elementare, po jeton familja dyanëtarëshe Alidemaj, në lagjen kodra e Trimave të kryeqytetit.

Zylfije e Jeton Alidemaj, të dy kanë probleme mendore, çka e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre në këtë hapësirë të vogël, raporton KTV.

Për ta po kujdesen disa familjarë, që u kanë siguruar disa herë kontrollime mjekësore e medikamente, por nuk kanë arritur t’u bëjnë zgjidhje më të mirë për banim.

Të afërm të kësaj familjeje, që nuk deshën të flisnin publikisht, kanë thënë se komuna e Prishtinës ka refuzuar të marrë përsipër strehimin e kësaj familjeje në ndonjë banesë kolektive.

Përmes një përgjigjeje me shkrim dërguar televizionit, Drejtoria për Mirëqenie Sociale, ka bërë të ditur se Komuna ka për detyrë vetëm pagesën e qirasë sipas kontratës së nënshkruar brenda shumës së caktuar me rregullore, por jo edhe gjetjes së një lokacioni për banim.

“Nuk ka ndonjë komplikim në procedura. Familjarët duhet të sigurojnë një banesë me qira dhe kontratën e nënshkruar duhet ta dorëzojnë në Komunë. Ne subvencionojmë qiranë sipas kontratës së qirasë deri në shumën e përcaktuar me rregullore”, ka thënë Dren Kukaj, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Sociale.

Sipas të afërmve të familjes, kjo zgjidhje paraqet problem, pasi që për të siguruar një vendstrehim, familjes Alidemaj i duhet të nënshkruajë një dokument garancie për të gjitha dëmet eventuale që mund t’i bëhen banesës.

E duke parë gjendjen e tyre mendore edhe ashtu të rënduar, familjarët thonë se kjo nuk është e mundur, derisa shpresë e vetme mbeten bamirësit e jo institucionet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img