-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, pasi e njëjta dyshohet se u qëllua për vdekje nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. E gjithë ngjarja që u inskenua si grabitje e armatosur, dyshohet të jetë porositur nga bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli.

Në emër të familjes, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se kërkojnë drejtësi të shpejtë dhe profesionale.

Në reagim thuhet se shpresojnë që institucionet do t’i lejojnë ta bëjnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës, për ta rivarrosur në vendlindjen e saj.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.  Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, thuhet në reagimin e familjes Ademaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img