Site icon PrishtinaPress

Familja Ademaj bën njofimin mortor për rivarrimin e Liridona Ademajt

Nesër do të rivarroset trupi i Liridona Ademaj në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës.

Kështu bën të ditur njoftimi mortor nga familja Ademaj.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e faqen zyrtare të fshatit Rracaj.

Kujtojmë që familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.

Exit mobile version