Site icon PrishtinaPress

Falsifikoi dokumentet për të shitur një tokë në vlerë 98 mijë euro por arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës dje në mesditë, rreth orës 13:00, ka arrestuar një person në Suharekë.

I dyshuari është arrestuar pasi së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version