Policia e Kosovës dje në mesditë, rreth orës 13:00, ka arrestuar një person në Suharekë.
I dyshuari është arrestuar pasi së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.