Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se e ka paraqitur në Polici rastin e falsifikimit të fotografive nga anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi.
Musliu tha se Gacaferi, përmes propagandës, së tij tentoi të nxisë urrejtje dhe t’ia njollos emrin.
Postimi:
Ashtu siç kam premtuar, sot e paraqita ne Polici rastin e falsifikimit të fotografive te mia nga anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi i cili përmes propagandës së tij tenton të nxisë urrejtje dhe të njollos emrin tim.
Fotografinë time origjinale e shihni me mbishkrimin “JO NË EMRIN TIM” kjo fotografi është bërë në protestën kundër vendimit të gjykatës për denimin e Calit.