3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Falja e tatimit nga Qeveria dhe kërkesa e Komunës së Prizrenit, Gjykata Kushetuese del me vendim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën e Komunës së Prizrenit sa i përket  vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023.

Kushtetuesja e ka cilësuar kërkesën si të pranueshme dhe ka konstatuar se Neni 5 i Ligjit të kontestuar nuk është në kundërshtim me Paragrafin 2 të Nenit 12 për Pushtetin Lokal të Kushtetutës së Kosovës dhe paragrafin 1 të Nenit 123 tek Parimet e Përgjithshme dhe paragrafët 2, 5 të Nenit 124 për Organizimin dhe Funksionimin e Vetëqeverisjes Lokale).

Përveç kësaj, Kushtetuesja ka shfuqizuar Masën e Përkohshme të vendosur më 1 shtator meqë tashmë është vendosur për rastin dhe se afati i mbetur prej 15 ditësh nga afati 30 ditor i përcaktuar në Paragrafin 2 të nenit për Shumën e faljes së tatimit në pronë për pronën e paluajtshme fillon të rrjedhë nga dita e hyrjes në fuqi të Aktgjykimit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img