Besimtarët myslimanë, në shumicën e vendeve të botës, festojnë të premten festën e Fitër Bajramit.
Kjo festë shënohet pas Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Atyre u është drejtuar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Këto janë disa pamje gjatë kohës kur u fal Namazi i Fitër Bajramit në Prishtinë, Skenderaj e Vushtrri
Namazi i Fitër Bajramit në Skenderaj, u fal në xhaminë që mban emrin e heroit Shaban Jashari
Në Vushtrri, Fitër Bajrami u fal në palestër të sporteve







