0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Falja e borxheve, drejt dështimit

Njohës të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve e kanë akuzuar rëndë Qeverinë e Isa Mustafës se e ka bërë dizajnimin e faljes së borxheve në mënyrë shumë të keqe dhe si i tillë edhe mund të dështojë si proces.
Rrjedha e deritashme e këtij procesi nga analistët vlerësohet të jetë jo e kënaqshme dhe si e tillë mbetet enigmë se a do të ketë edhe një afat tjetër shtesë nga Qeveria, që përfundon më 2 shtator të këtij viti, për shkak të interesimit të ulët të qytetarëve dhe të bizneseve për faljen e borxheve.
Edhe analistët këmbëngulin se Ligji për faljen e borxheve ishte edhe një dështim nga ana e Qeverisë \’Mustafa\’.
Ata thonë se aksioni jo vetëm që u tregua i pasuksesshëm, por ai ka forcuar bindjen e qytetarëve për të mos paguar, sepse shteti fal dhe nuk merr masa të duhura.
Sipas tyre, falja e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara deri më 31 dhjetor 2008, ka hasur në vështirësi për shkak të disa kushtëzimeve që paraqet ligji që rregullon këtë çështje, thonë përfaqësues të cilët mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, shuma e borxhit të raportuar për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 është afër 730 milionë euro.
Prej këtyre borxheve ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike personat fizikë dhe juridikë deri më tani kanë shlyer vetëm 27 milionë euro.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se afaristët apo edhe qytetarët nuk po aplikojnë për shlyerje të borxheve për periudhën 2000 deri në 2008, pasi që të njëjtit nuk po kanë mundësi që të shlyejnë borxhet pas kësaj periudhe.
Sipas Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 do të përfitojnë të gjithë personat, të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në muajin shkurt të vitit 2015, kurse në muajin shtator të atij viti ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img