Anita Mucaj, bashkëshortja e Ramushit, ka mbetur e kënaqur me fjalët e Ambasadorës Vlora Citaku që ia ka thënë Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku e ka konsideruar persekutim arrestimin në Francë të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Këtë ajo e deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, shkruan Gazeta Express.
Për këtë, Anita Muçaj, e ka falënderuar Vlora Çitakun që ka ngritur zërin dhe ka thënë në OKB së Ramush Haradinaj po persekutohet.