Site icon PrishtinaPress

Falën namazin e Bajramit në xhami, do të merren masa ndaj 30 personave në Kaçanik

Bashkësia Islame dhe Ministria e Shëndetësisë, të shtunën kishin marrë vendim që namazi i Fitër Bajramit të mos falet në xhami, për shkak të gjendjes së pandemisë.

Por, ky vendim siç duket ka hasur në vesh të shurdhër për disa besimtarë të fshatit Biçec të Kaçanikut.

Siç bën të ditur policia, rreth 30 besimtarë myslimanë bashkë me imamin falën namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka bërë të ditur se policia nuk i ka penguar të falen.

Por, Gashi ka thënë se ndaj tyre do të merren masat e nevojshme.

“Sot, në xhaminë e fshatit Biçec gjatë kontrollimit policia ka hasur në rreth 30 persona banorë të fshatit të cilët kanë qenë duke e falur namazin e Bajramit. Ka pasur edhe persona të tjerë që kanë ardhur pastaj, por policia nuk i ka lejuar të futen në xhami. Personat të cilët kanë qenë në xhami nuk janë penguar, por do të merret masa ndaj tyre. Sigurisht që me ta ka qenë edhe imami i fshatit”, tha Gashi.

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive, dhe për këtë arsye ato nuk do të jenë të hapur as për Bajram të dielën më 24 maj.

Ata thonë se hapja e xhamive mund të ndodhë në fillim të qershorit.

Exit mobile version