20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

“Faleminderit vëllezërve rumunë” – tifozët e Partizanit të Beogradit falënderojnë rumunët për banerin kundër Kosovës

Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë falënderuar tifozët rumunë lidhur me banerin e tyre në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës.

Huliganët rumunë shpalosën një baner në ndeshjen ndaj Kosovës ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa nuk i ndalën fyerjet raciste e nacionaliste në drejtim të futbollistëve kosovarë.

Lidhur me performancën e tyre, ata kanë marrë përkrahje nga tifozët e Partizanit të Beogradit.

“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës.

Rumania pritet të dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve, pasi që ndeshja u kualifikuese mes Rumanisë e Kosovës u ndërpre për 50 minuta.

Kosova u mposht më pas me rezultat 2:0, duke shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img