3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Faktet demantojnë deklaratat e Arben Vitisë – qytetarët nuk mund të vaksinohen me Pfizer

Qytetarët e Kosovës po detyrohen të marrin vaksinën Astrazeneca. Ata nuk mund të zgjedhin me çfarë të vaksinohen nëpër qendrat e vaksinimit siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia.

Gazeta Infokus ka siguruar dëshmi të një komunikimi të brendshëm ku u është kërkuar të gjitha qendrave të vaksinimit që të vaksinojnë qytetarët vetëm me vaksinën Astrazeneca.

Madje në këtë e-mail nga udhëheqësja e Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike, Arbëresha Turjaka është theksuar që qytetarët që marrin dozën e parë të vaksinës duhet patjetër të jetë e llojit Astrzeneca,  në mënyrë që të sigurohet që edhe doza e dytë pastaj të jetë e këtij lloji.

Në vazhdim mund të gjeni e-mailin me të cilin MSH-ja ka bërë thirrje që qytetarët që vaksinohen me dozën e parë të jetë vetëm Astrazeneca dhe se nuk kanë mundësi të zgjedhin.

Një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë thanë se nëse në qendrën ku do të vaksinohet qytetari janë dy llojet e vaksinës atëherë ata mund të zgjedhin se cilën duan të marrin.

“Nëse në dispozicion në qendrën e vaksinimit  ka 2 e më shumë lloje te vaksinave, qytetaret mund te zgjedhin vaksinën, megjithëse MSh u rekomandon qe ta marrin vaksinën e pare qe kane mundësi dhe qe është e aprovuar për përdorim nga EMA, FDA apo OBSh’, është thënë në përgjigjen e MSh-së për Gazetën inFokus.

Mirëpo po del se tjetër urdhër ka dhënë i Ministria e Shëndetësisë për qendrat e vaksinimit në komuna gjithandej Kosovës.

Kjo ka irrituar qytetarët, të cilët kanë refuzuar të vaksinohen me këtë vaksinë.

Ata i kanë thënë gazetës Infokus se ndihen të mashtruar nga ministria pasi është thënë se ka doza të mjaftueshme të vaksinës pfizer.

Kujtojmë se 29 qershor në vend arriti edhe kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 nga kontrata e arritur me Pfizer.

Në vend erdhën 106 mijë e 470 doza të vaksinës Pfizer.

Deri me këtë datë qytetarët janë vaksinuar me vaksina të cilat erdhën si donacion ndërsa Kosova është vendi i fundit në rajon që ka siguruar kontratën dhe ka blerë vaksinën antiCOVID.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img