-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Fakte të reja tronditëse për trukimet në Superligë

I përjashtuar nga Liga e Kampionëve për një vit dhe i vënë nën akuzë nga Partizani e Skënderbeu që kërkojnë në tavolinë titujt e fituar nga korçarët, Skënderbeu është hedhur në sulm. Klubi korçar ka publikuar pjesë të raportit të UEFA –s, përsa u përket dyshimeve për trukime të disa ndeshjeve të luajtura prej tij në Superligë.
Kampionët thonë se raporti, në pjesët e papublikuara deri tani, nuk flet për implikim të tyre, por hedh dyshime për manovra të ekipeve kundërshtare në tre ndeshje të luajtura; Tiranës, Teutës dhe Tërbunit.
“Klubi i futbollit “Skënderbeu” duke marrë shkas nga situata e krijuar së fundmi dhe në veçanti nga kërkesa dhe pretendimet e një klubi kundërshtar në lidhje me titullin kampion 2015/16 ka vendosur të bëjë publike pjesë të raportit të cilat tregojnë qartazi se klubi ynë në raportin e paraqitur para trupit gjykues të UEFA-s për ndeshjen e dyshuara për sezonin e kaluar nuk ka asnjë lidhje ose nuk ka tentuar të manipulojë rezultatin sportiv për përfitime nga bastet”, thuhet në reagimin e Skënderbeut.

Teksa u kërkon falje kundështarëve për nxjerrjen e këtyre pjerëve të raportit, klubi shpjegon se “në raportin e paraqitur para trupit gjykues të komisionit të disiplinës pranë UEFA-s Skënderbeu është përmëndur në vetëm 3 ndeshje të sezonit të shkuar, ku në të tre këto takime nuk ka asnjë lidhje me tentativat për trukim. Me anë të publikimit të raporteve për këto tre takime, klubi ynë nuk ka si qëllim dëmtimin e kundërshtarëve por mbylljen përfundimtare të kësaj historie dhe tentativave për të marrë titull kampion në tavolinë”.
Reagimi shoqërohet me raportet e tre ndeshjeve ku është përmendur Skënderbeu për sezonin 2015/16:
KF Skënderbeu-Tirana 2-1
1- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Faktoret normal sportive nuk mund te shpjegojne teresine e basteve te vena per humbjen e ndeshjes nga KF Tirana, vecanerisht me baste ekstreme te vena ne fazen finale te ndeshjes. Ne teresi, ka te dhena te pagabueshme prej bastevenieve se KF Tirana ka humbur me vullnet ndeshjen me qellim perfitimi prej sistemit korruptiv te basteve.

There is substantial betting evidence to indicate that this match was manipulated for betting purposes. Regular sporting factors cannot explain the wholly suspicious betting patterns seen for KF Tirana to lose the match, with extreme betting still evident in the closing stages of the game. Overall, there is compelling betting evidence to support the conclusion that KF Tirana deliberately lost this match in order to secure corrupt betting profits.
KF Skënderbeu-Terbuni 4-0
2- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Faktoret normal sportive nuk mund te shpjegojne teresine e basteve te vena per humbjen e ndeshjes nga Terbuni Puke me 4 gola, vecanerisht me baste ekstreme te vena ne fazen finale te ndeshjes. Ne teresi, ka te dhena te pagabueshme prej bastevenieve se Terbuni Puke ka humbur me vullnet ndeshjen me qellim perfitimi prej sistemit korruptiv te basteve.
There is substantial betting evidence to indicate that this match was manipulated for betting purposes. Regular sporting factors cannot explain the wholly suspicious betting for Terbuni Puke to lose the match by at least four goals, with extreme betting patterns evident late in the game. Overall, there is compelling betting evidence to support the conclusion that Terbuni Puke manipulated the closing period of this match for the purpose of securing corrupt betting profits.
KF Skënderbeu-Teuta 2-2
3- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Asnje justifikim nuk mund te kete per Teuten per te humbur ndeshjen me dy gola diference dhe per bastet e larta te vena ne fazen finale te ndeshjes. Pavaresisht se shumica e basteve rezultuan te pasuksesshme, ekzistojne te dhena te bollshme qe vertetojne se KS Teuta ka tentuar te manipuloje rezultatin e ndeshjes me qellim perfitimi.
There is substantial evidence to indicate that there was an organised attempt to generate corrupt betting profits from this match. No justification can be provided for the overwhelming betting for KS Teuta to lose the match, and to lose by at least two clear goals, with the closing period of the match raising some of the most serious concerns from an integrity standpoint. Despite all of the suspicious betting proving unsuccessful, the evidence strongly indicates that KS Teuta attempted to manipulate this match for corrupt betting purposes, but failed in their attempt to do so.
Partizani e Kukësi, pas publikimit nga UEFA të arsyeve përse e përjashtoi Skënderbeun për një vit nga kupat e Europës, kërkuan që të njëjtin vendim ta merrte edhe FSHF.
Raporti flet për 41 ndeshje të manipuluara për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve (5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Europa League, 41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore).
“Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim”, thuhet në reagimin e Partizanit.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, flet për tituj të marrë me hile nga Skënderbeu, 6 herë radhazi kampion i Superligës, shkruan Lapsi.al.
“Ne nuk kemi asgjë në dorë sepse institucionet vendosin për fatin e kampionateve. Edhe po ta kërkojmë ne titullin, ata mund të refuzojnë. Unë dua që titujt t’i marr në fushën e lojës dhe me futboll të pastër. Nëse titulli merret me hile, hilet dalin më vonë si tani” tha ai.
Klubi korçar thotë se raporti i UEFA flet qartë se nuk është Skënderbeu i implikuar në trukimet e 3 ndeshjeve të sezonit të shkuar të Supërligës. FSHF deri tani nuk e ka nisur ndonjë hetim. Zyrtarë të saj deklaruan për mediat në kohën e përjashtimit të Skënderbeut nga Europa për 1 vit, se do të shqyrtonin fillimisht raportin e UEFA –s përpara se të vendosnin që të hetonin për kampionatin shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img