0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

“Fajtorët meritojnë ndëshkim”, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë thotë se sulmi në Zubin Potok ishte akt terrorist

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka dënuar sulmin e mbëmshëm në Ibër Lepenc, duke e cilësuar si një sulm terrorist.

Spiropali tha se shkaktarët dhe fajtorët e këtij sulmi duhet të ndëshkohen në formën e merituar.

Spiropali tha se shkaktarët dhe fajtorët e këtij sulmi duhet të ndëshkohen në formën e merituar.

“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon”, tha ajo.

“Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar. Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, u shpreh e para e Kuvendit të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img