Site icon PrishtinaPress

Fajon, ministrit Vitia: Masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në përputhje me të drejtën themelore

Eurodeputetja Tanja Fajon ka zhvilluar bisedë telefonike, me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë e ka bërë të ditur, Fajon përmes një shkrimi në Twitter.

Eurodeputetja ka thënë se i përkrah përpjekjet e ministrit për ta luftuar përhapjen e coronavirusit.

Fajon thotë se ministrin Vitia janë pajtuar që masat e ndërmarra në Kosovë duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.

“Sapo fola me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Arben Vitia. Unë përkrah fuqishëm përpjekjet e tij kundër pandemisë COVID-19. Për ta evituar sëmundjen, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjithë masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore”, ka shkruar Fajon, transmeton Telegrafi.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar vendimet e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, në mënyrë që të mos nxitet më shumë rritja e numrit me COVID-19.

Exit mobile version