Kooperativa Bujqësore “Krusha” bashkë me Fahrije Hotin të hënën (25.11,2024) do të mbajnë konferencë për media, në lidhje me deklaratat e Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, të cilat kanë të bëjnë me akuzat e ministrit ndaj udhëheqëses së KB “Krusha”, Fahrije Hotit.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë”, thuhet në njoftimin e KB “Krusha”.
Të njëjtit theksojnë se kanë vërejtur përpjekje për ta politizuar këtë situatë duke bërë që, siç thonë ata, t’a lidhin me ngjyrime partiake, për çka thonë se është e papranueshme.
“KB Krusha” u ka bërë thirrje mediave që të marrin pjesë në konferencë shtypi në të cilën thonë se do të paraqsesin “fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga ministri Peci”.
Kooperatova Bujqësore “Krusha”, njofton se konferenca do të mbahet më 25.11.2024 në orën 11:00 në sallën e konferencave të KB “Krusha”.
Më 17.12.2024, KB “Krusha” përmes një reagimi ka shprehur zhgënjimin në lidhje me refuzimin për marrjen e një granti nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.
Ky reagim erdhi pas raportimeve se vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, kishte përfituar 100 mijë euro grant në këtë thirrje.