Site icon PrishtinaPress

Fahrije Hoti: Ju ftoj të gjithëve të jemi të bashkuar në mbrojtjen e historisë sonë

Heroina e Krushës, Fahrije Hoti, i ka thënë turmës në Marshin për Drejtësi se sot jemi bashkë për të kërkuar drejtësi për të kaluarën tonë të dhimbshme, për luftëtarët e lirisë dhe për të ardhmen.

“Familja ime dhe Krusha, martirë, 24 vite pas luftës, ende kërkojnë drejtësi, bashkëshorti im, sikurse qindra të tjerë, është ende i pagjetur . Në vend të kërkim faljeve nga ata që e shkatërruan e rrënuan këtë vend, nesër dalin para gjykatës çlirimtarët e Kosovës, jemi këtu për t’u thënë që jemi me ta, jemi një”, tha Hoti.

“Ju ftoj të gjithëve të jemi të bashkuar në mbrojtjen e historisë sonë dhe të vërtetës sonë”, shtoi ajo.

Exit mobile version