Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zyrtarizojë trajnerin e ri të premten me 2 mars.
Mirëpo para përzgjedhjes së trajnerit të ri ësht bërë një bujë e madhe, shkruan GazetaBlic
Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku është i zhgënjyer që ka pritur me vite të tëra dhe në fund ka marrë përgjigjen negative nga njeriu i parë i FFK-së për postin e kryetrajnerit.
Kozniku theksoi për mediat vendore se Fadil Vokrri e ka lënë me vite të presë dhe në fund asgjë.
Sipas Koznikut, Vokrri e kishte njoftuar atë se nuk do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen Kroaci – Kosovë.
Pas dekaratave të Ardian Koznikut,‘GazetaBlic’ ka kontaktuar me Fadil Vokrrin, i cili tha se përderisa Kozniku nuk ishte i përzgjedhuri i tyre, atëherë nuk i bie që i ështe mbyllur dera.
“Unë nuk e kam refuzuar askënd dhe kjo temë po më duket shumë ‘bajat’. Ne kemi treguar se do të caktojmë trajnerin e Kosovës në 2-3 ditët e ardhshme”, tha fillimisht Vokrri për GazetaBlic
“Nëse nuk është i përzgjedhuri i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk mund të quhet se i është mbyllur dera”, përfundoi Vokrri.