-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Fadil Nura: PDK-ja nuk thyhet, do t’ia kthejmë dinjitetin drenicasve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se në ditët që lanë pas, si subjekt politik përjetuan një goditje të rëndë, ku sipas tij, pushteti i instaluar në institucionet e vendit filloi edhe me abuzimin e institucioneve të pavarura, pikërisht nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

“Ata, qytetarëve të Skenderajt ua pamundësuan që ta zgjedhin për udhëheqës të komunës njeriun që më mirë se çdokush tjetër i di hallet dhe problemet e tyre. Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, qytetarët e Skenderajt s’i kemi lënë asnjëherë vetëm. Nuk do t’i lëmë as sot, as nesër. Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se do qëndrojmë krah tyre e nuk do të lëkundemi nga vlerat dhe idealet e Partisë Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar Nura.

Postimi i plotë i Nurës:

Të nderuar qytetarë të Skenderajt!
Në ditët që po i lëmë pas, ne si Parti Demokratike e Kosovës, por edhe të gjithë ju, përjetuam një goditje të rëndë. Pushteti i instaluar në institucionet e vendit, filloi edhe me abuzimin e institucioneve të pavarura, pikërisht nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ata, qytetarëve të Skenderajt ua pamundësuan që ta zgjedhin për udhëheqës të komunës njeriun që më mirë se çdokush tjetër i di hallet dhe problemet e tyre.
Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, qytetarët e Skenderajt s’i kemi lënë asnjëherë vetëm. Nuk do t’i lëmë as sot, as nesër. Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se do qëndrojmë krah tyre e nuk do të lëkundemi nga vlerat dhe idealet e Partisë Demokratike të Kosovës.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, me kërkesën dhe mbështetjen unanime të të gjitha strukturave të degës së PDK-së në Skenderaj, kam vendosur të kandidoj për Kryetar të Komunës së Skenderajt.
Kandidimi im nuk është kundër askujt, përkundrazi është alternativë politike – qeverisëse për të cilën qytetarët kanë nevojë dhe do të deshmojmë së është më e mira dhe e vetmja që garanton hapa të sigurt drejt së ardhmes! Të nderuar qytetarë, këtë padrejtësi që iu bë Sami Lushtakut, jeni ju ata që përmes votës për Partinë Demokratike të Kosovës do ta ndaloni. Vota për mua si kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës para së gjithash është votë edhe për Sami Lushtakun.
Furtunat na bëjnë edhe më të fuqishëm! Ne, me votën tuaj do t’ia kthejmë dinjitetin drenicasve!
PDK nuk thyhet!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img