Site icon PrishtinaPress

Fadil Nura ja ban qefin Sami Lushtakut e merr të fotografohen bashkë për listë zgjedhore

Duket se Sami Lushtakut i ka mbetur merak qe të kandidoj për kryetar të Skenderajt, por si dujet marakun ja ka hequr kandidati Fadil Nura duke ja bërë qefin për të bërë foto në listën e PDK-së.

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka figuruar në fotografinë e listës zgjedhore me të cilën do të garojë subjekti politik për zgjedhjet komunale më 17 tetor.

Në listën zgjedhore të PDK’së, dega Skenderaj, të publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social ‘Facebook’, në fotografi është kandidati aktual i PDK’së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, si dhe ish-kandidati i këtij subjekti politik për të njëjtën komunë, Sami Lushtaku.

Lushtakut nuk iu është mundësuar të kandidojë, ndonëse ka qenë i përzgjedhuri i Kryesisë së PDK’së për Skenderajn.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka cilësuar si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut për të kandiduar për kryetar komune, i cili më pas e ka çuar në instancën më të lartë gjyqësore, në Gjykatën Supreme.

Supremja, më pas, ia vërtetoi dënimin ish-kryetarit të Skenderajt, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Exit mobile version