-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fadil Kodra niset drejt zyrës së tij, intervenon policia

Fadil Kodra, i cili u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia ka mësyrë sërish zyrës së tij në këtë institucion, për të vazhduar punën. Mirëpo, pengesë e tij u bënë zyrtaret e MPB-së të cilët ia ndaluan hyrjen dhe kështu rasti përfundoi në Policinë e Kosovës.

Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave i shkarkuar nga ministri Sveçla ishte nisur sot për në zyrën e tij për të ushtruar detyrën e tij si gjithherë. Por, disa zyrtarë të Agjencisë nuk e lejuan të hy brenda.

Kështu, Kodra kishte lajmëruar Policinë e Kosovës, ku këta të fundit kishin dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Insajderi avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, i cili tha se Policia doli dhe evidentoi faktin që Kodra u pengua në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Sipas Fetahut, zyrtarët e Agjencisë i janë bindur urdhrave të paligjshëm të ministrit Sveçla.

“Është pengu dhe për këtë qëllim ka bërë denoncim në polici. Me ftesë të Fadil Kodrës kanë ardhur policia dhe kanë evidentuar faktin që Kodra është pengu në ushtrimin e detyrave dhe funksionit të tij zyrtar. E kanë penguar personat zyrtar në Agjenci të cilët i janë bindur urdhrave të paligjshme të ministrit të MPB-së”, tha Fetahu.

Në përgjigjen e tij Fetahu tha se vendimi për shkarkimin e Kodrës është i pezulluar pasi ka një ankesë në Këshillin e Pavarur.

Rasti tashmë është hapur në Policinë e Kosovës dhe sipas avokatit të Kodrës nesër pritet të bëhet kallëzim penal ndaj U.D drejtorit aktual.

“Vendimin për shkarkimin e Kodrës ka qenë i pezulluar, sepse ne momentin që shkon ankesë në Këshillin e Pavarur pezullohet vendimi. Tash dolëm nga policia ku dhamë deklaratë, nesër do të bëjmë edhe kallëzimin penal të radhës ndaj U.D të drejtorit aktual”, tha Fetahu.

Në fund Fetahu shtoi se nuk do të lënë gur pa lëvizur për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për t’i vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit dhe urdhërdhënësit e urdhrave të paligjshëm”, tha Fetahu.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave u shkarkua të enjten e 14 korrikut me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”

Kodra është njohur për aktivitetin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë. Ai ka qenë pjesë e grupit të parë të luftëtarëve të UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img