Site icon PrishtinaPress

Fadil Geci në Hagë: Pas komunikatës 59, na u plagosën dy vëllezër e na u vranë dy shokë

Dëshmitari në Hagë, ish-anëtari i UÇK-së Fadil Geci tha se komunikata e 59 ka qenë sherri më i madh i Drenicës dhe jo vetëm, ndërsa shtoi se ajo ka qenë e rrejshme.

Sipas tij, kjo komunikatë është bërë shkak që t’i plagosen dy vëllezër, e ti vriten dy shokë.

“Komunikata 59-të është sherri më i madh i lyer me benzinë që e ka kallë jo vetëm Drenicën, por edhe më larg. E ajo komunikatë është e rreme, shpifëse, dashakeqe, që i ka ba dëm të gjithëve, por familjes time i ka kriju shqetësime të mëdhaja edhe me pasoja të mëdhaja. I kemi pasur dy shokë të vrarë e dy vëllezër të plagum”, tha Geci, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klankosova.tv.

Përpara kësaj, dëshmitarit iu prezantua një intervistë që ai e kishte dhënë lidhur me këtë komunikatë.

“Në intervistën që na ke dhënë, ke thënë që lidhur me komunikatën 59-të dhe po lexoj: “E gjithë Drenica u ngritë në këmbë për të nënshkruar deklarata që kjo komunikatë ishte e rreme si kundër Sami Lushtaku dhe të gjithë përfaqësuesit e Drenicës kanë thënë… dhe ky është dokument zyrtar”, lexoi prokurori James Pace.

Exit mobile version