Site icon PrishtinaPress

Facebook po punon për t’i kthyer në normalitet aplikacionet e tij

Prej rreth një orë, disa nga rrjetet sociale më të mëdha në botë Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë dalë jashtë funksionit.

Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe janë bllokuar në të gjithë botën.

Facebook tha se janë të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet e tyre.

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version