Jeni mërzitur nga faqja e të rejave në Facebook? Dëshironi të shihni gjëra të tjera? Rrjeti social është duke e testuar një version të dytë sekret të faqes së të rejave – dhe ju mund të filloni ta përdorni që tani.
Faqja dytësore e të rejave është duke u testuar në versionin beta në Android, por disa përdorues kanë raportuar se po vërejnë ndryshimin edhe në iOS.
Në përditësimin e fundit, faqja e rregullt e të rejave mbetet si faqja kryesore dhe versioni i ri është nën kategorinë “Explore”, transmeton Gazeta Express.
Në thelb, kjo faqe është një kombinim fotosh, videosh dhe artikujsh bazuar në pëlqimet dhe interesat e përdoruesit sipas faqeve që ai i ka pëlqyer.
Kjo faqe e dytë është një mënyrë për t’i lidhur përdoruesit me faqet dhe njerëzit që nuk i kanë shokë në Facebook.
