0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Facebook bllokon pikturën e zhveshur

Facebook ka bllokuar një shtëpi ankandi australiane në publikimine një pikture me personazhe nudo të një artisti.

Punimi i Charles Blackman, “Women Lovers” tregon dy femra nudo që janë shtrirë në krevat, pranë një maceje.

Shtëpia e ankandit, Mossgreen është përpjekur ta promovojë pikturën në Facebook, por rrjeti social ka refuzuar për “reklama për produkte të rriturish apo shërbime”. Shefi ekzekutiv i saj, Paul Summer thotë se ky vendim është “qesharak”.

“Kjo është një pamje e mrekullueshme dhe nuk është aspak seksuale në çdo formë. Duket sikur kthehemi pas në vitet 1950. Është qesharake të censurosh këto gjëra”, ka thënë ai për BBC-në, shkruan Top Channel.

Facebook thotë se vendimi i saj është final, edhe pse Mossgreen i ka ripostuar pamjet e pikturës. “Reklama të tilla çojnë në ndenja negative të përdoruesve dhe ne kemi zero tolerancë ndaj publikimeve të tilla”, ka thënë Facebook në një mesazh.

Muajin e kaluar, një mësues francez çoi Facebook-un në gjyq pasi i pezulloi llogarinë për postimin e një fotoje të një gruaje nudo, të artistit të shekullit të 19-të, Gustav Courbert.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img